Illustration: Kinder der Melanchthonschule Münster,
Christiane Finger und Krystyna Strozyk
Sprecher Deutsch: Stephan Niemand
Übersetzerin und Sprecherin Albanisch: Gladiola Sadiku
© Mulingula e.V., lizensiert unter CC BY-NC-ND 4.0

 

Abspielen

Ein buntes Land

von Manfred Mai

 

Abspielen

Një vend shumëngjyrësh

nga Manfred Mai

Abspielen

Kokokaka war ein Land hinter den Bergen.
Dort lebten die Pumpus schon seit tausend Jahren.
Zu allen Zeiten gab es große und kleine, dicke und dünne, kluge und dumme Pumpus.
Doch so unterschiedlich sie auch waren, eines hatten alle Pumpus gemeinsam: ein blaues Fell.

Abspielen

Kokokaka ishte një vend prapa maleve.  
Pumpujt jetonin atje që prej njëmijë vjetësh.
Atje kishte gjithnjë pumpuj të mëdhenj dhe të vegjël, të shëndoshë e të dobët, të zgjuar dhe budallenj.
Por, sado të ndryshëm që ishin, të gjithë pumpujt kishin diçka të përbashkët: gëzofin blu.


 

 

Abspielen

Bis eines Tages das erste Pumpu mit einem roten Fell geboren wurde.


 

 

Abspielen

Derisa një ditë lindi pumpu i parë me gëzof të kuq.

Abspielen

Seine Eltern erschraken sehr, als sie ihr rotes Kind sahen. Sie wuschen und schrubbten es immer wieder, aber das Fell ihres Kindes blieb rot. „Ich habe es trotzdem lieb“, sagte die Mutter. Der Vater nickte. „Hauptsache, es ist gesund und wird glücklich.“
Gesund wurde das rote Pumpu, aber richtig glücklich nicht. Denn obwohl seine Eltern es lieb hatten und die meisten Pumpus nett zu ihm waren, spürte das rote Pumpu, dass es anders war. Und manchmal war es deswegen traurig.

Abspielen

Prindërit e tij u trembën shumë, kur panë fëmijën e tyre të kuq. Ata e lanë dhe e fërkuan atë vazhdimisht, por gëzofi i fëmijës së tyre mbeti i kuq.

- Megjithatë, unë e kam xhan, - tha mamaja.
Babai pohoi duke tundur kokën:
- E rëndësishme është të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur.
Pumpu i kuq u bë i shëndetshëm, por nuk ishte vërtet i lumtur.
Sepse, edhe pse prindërit e tij e donin, dhe shumica e pumpujve të tjerë silleshin mirë me atë, pumpu i kuq e ndjente që ishte ndryshe.
Dhe për këtë shkak ishte ndonjëherë i trishtuar.

Abspielen

Eines Morgens sagte es zu seinen Eltern: „Ich gehe fort und suche so lange, bis ich rote Pumpus finde.“

Die Eltern erschraken wie damals, als sie ihr Kind zum ersten Mal sahen.
„Du brauchst nicht fortzugehen‟, entgegnete der Vater. „Es gibt keine roten Pumpus.“

„Ich bin doch auch rot.“
„Aber du bist die Ausnahme.“
„Vielleicht gibt es noch mehr Ausnahmen“, sagte das rote Pumpu. „Und die will ich finden.“

Es ließ sich von den Eltern weder umstimmen noch zurückhalten und machte sich auf den Weg.

Abspielen

Një mëngjes u tha prindërve të tij:
- Unë do shkoj dhe do të kërkoj, derisa të gjej pumpuj të kuq si unë.

Prindërit u trembën po aq sa atëherë, kur e panë fëmijën e tyre për herë të parë.
- Nuk është e nevojshme të shkosh, - ia ktheu babai. „Nuk ka pumpuj të kuq.“

- Por edhe unë jam i kuq.
- Por ti je një përjashtim.
- Ndoshta ka edhe përjashtime të tjera, - i tha pumpu i kuq. „Dhe unë dua t`i gjej ato.“
Prindërit as nuk mund t` ia ndërronin mendjen atij, dhe as ta ndalonin atë, dhe, ai u nis për rrugë.

 

Abspielen

Aber im ganzen Kokokakaland fand es kein einziges rotes Pumpu.
Enttäuscht und traurig
machte es sich auf den Heimweg.

Seine Eltern waren sehr froh,
als ihr Kind wieder vor ihnen stand.
Und auch die meisten anderen Pumpus
freuten sich, dass das rote Pumpu
wieder zu Hause war.

Abspielen

Por në të gjithë vendin Kokokaka ai nuk gjeti as edhe një pumpu të kuq.
I zhgjënjyer dhe i mërzitur mori rrugën për t`u kthyer në shtëpi.

 

Prindërit e tij ishin shumë të lumtur, kur fëmija i tyre ishte sërish përballë tyre.
Edhe shumica e pumpujve të tjerë u gëzuan, që pumpu i kuq ishte përsëri në shtëpi.

Abspielen

„Wenn ich ehrlich sein soll“, sagte ein dickes Pumpu, „das Rote hat mir gefehlt.“
„Mir auch“, sagte sein dünner Freund. „Ich finde es nämlich schön, dass es nicht nur blaue Pumpus gibt, sondern auch ein rotes.“
„Ich möchte auch gern eine andere Farbe haben‟, nuschelte ein kleines Pumpu, schloss die Augen und dachte an das leuchtende Gelb der Dotterblumen beim Bach.
„Ich wünsche mir schon lange ein grünes Fell‟, gab ein großes Pumpu zu. „Nur habe ich mich bisher nie getraut das zu sagen.‟

Abspielen

- Që të jem i sinqertë, - tha një pumpu i shëndoshë, - mua më ka munguar e kuqja.
- Edhe mua, - tha shoku i tij i dobët. „Unë mendoj që është vërtet mirë, që nuk ka vetëm pumpuj blu, por edhe një të kuq.“

- Edhe unë do të doja të kisha një ngjyrë tjetër, - pëshpëriti një pumpu i vogël, mbylli sytë dhe mendoi ngjyrën e verdhë të ndezur të lules verdhashkë buzë përroit.  
- Kam dashur prej kohësh një gëzof të gjelbërt, - pohoi një pumpu i madh. „Vetëm se deri tani nuk kam guxuar ta them këtë.“

Abspielen

Das große Pumpu füllte einen Bottich mit Wasser, sammelte verschiedene Kräuter und warf sie hinein. Bald färbte sich das Wasser grün und das große Pumpu stieg in den Bottich. Vorsichtig drehte und wendete es sich; mal war der Po mit dem Schwanz unter Wasser, mal der Kopf mit dem Rüssel. Und es dauerte nicht lange bis ein grünes Pumpu aus dem Bottich stieg.

Es schaute an sich hinunter und strahlte. „Also ich weiß nicht“, murmelte ein altes Pumpu, „wir Pumpus waren immer blau. Und ich meine,
das sollten wir auch bleiben.“

„Du kannst ja blau bleiben‟, erwiderte das grüne Pumpu. „Aber mir gefällt mein grünes Fell besser als mein blaues.‟

Abspielen

Pumpu i madh mbushi një kazan me ujë, mblodhi barishte të ndryshme dhe i hodhi në të. Shumë shpejt uji u bë i gjelbër dhe pumpu i madh u fut në kazan. U përdrodh dhe u kthye me kujdes; herë kishte të ndenjurat me bishtin nën ujë, herë kokën me feçkën. Dhe nuk zgjati shumë, kur nga kazani doli një pumpu i gjelbër.

E pa veten nga koka deri te maja e këmbëve dhe i qeshi fytyra.
- Epo, unë nuk e di, - murmuriti një pumpu i vjetër, - ne pumpujt kemi qenë gjithmonë blu. „Dhe mendoj, se kështu duhet të qëndrojmë.“

- Ti mund të qëndrosh prapëseprapë blu, - iu përgjigj pumpu i gjelbër. „Por mua më pëlqen gëzofi i gjelbër më shumë se ai blu.“

Abspielen

Auch andere färbten in den nächsten Wochen ihr Fell und bald gab es Pumpus in vielen Farben. Das Kokokakaland war bunter als je zuvor.

Die meisten Pumpus fanden das viel schöner als das eintönige Blau - sogar einige von denen, die ihr blaues Fell lieber behalten wollten.

Zwischen den vielen farbigen Pumpus fühlte sich das rote Pumpu endlich wohl und war nun sehr glücklich.

Abspielen

Edhe të tjerë ngjyrosën gëzofin e tyre në javët të ardhshme dhe shumë shpejt pati pumpuj me ngjyra të ndryshme. Vendi i Kokokakas ishte më shumëngjyrësh se kurrë më parë.

 

Shumicës së pumpujve i pëlqeu kjo gjë më shumë se bluja monotone, madje edhe disave prej tyre të cilët donin ta mbanin gëzofin e tyre blu.

Pumpu i kuq më në fund u ndje mirë mes pumpujve të tjerë  shumëngjyrësh dhe tani ishte shumë i lumtur.

 

Abspielen


Ende

 

Abspielen

Fund

 

Gehe zu:

in Landscape-Ansicht drehen